Mbështet ndryshimin përmes dijes
Mbështetja juaj na ndihmon të krijojmë biblioteka, të sigurojmë libra, të organizojmë aktivitete edukative, të realizojmë studime dhe t’u ofrojmë më shumë mundësi fëmijëve, të rinjve dhe komuniteteve.
Çdo kontribut përdoret për qëllimet e përcaktuara në projekt dhe raportohet në mënyrë transparente.
Burimet e financimit të IKEZH-it mund të përfshijnë donacione nga individë, organizata, subjekte private ose publike, burime nga veprimtaria e vetë Qendrës dhe forma të tjera të ligjshme financimi. Të ardhurat përdoren vetëm për realizimin e qëllimeve të organizatës dhe nuk shpërndahen si fitim.
Një bibliotekë mund të ndryshojë një komunitet
Mbështet krijimin dhe pasurimin e bibliotekave në shkolla, qytete dhe komunitete.