Bibliotekat janë hapësira të dijes, përfshirjes dhe zhvillimit komunitar.
IKEZH punon për krijimin, pasurimin dhe modernizimin e bibliotekave shkollore dhe komunitare, duke kombinuar librat, teknologjinë dhe aktivitetet edukative.
Programet përfshijnë:
- krijimin e bibliotekave në shkolla;
- pasurimin me libra;
- pajisjen me rafte dhe mobilie;
- krijimin e këndeve të leximit;
- bibliotekat e lëvizshme;
- bibliotekat online;
- trajnimin e bibliotekarëve;
- organizimin e aktiviteteve të leximit;
- fushata për mbledhje fondesh dhe librash.