Kalo te përmbajtja
Rreth nesh

Ekipi

Dr. Albert Gjoka

Drejtor Ekzekutiv dhe përfaqësues ligjor.

Dr. Albert Gjoka është studiues i letërsisë, profesionist i medias, menaxher kulturor dhe sipërmarrës në fushën e librit dhe komunikimit.

Ai është diplomuar në degën Letërsi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka përfunduar doktoraturën në fushën e studimeve letrare.

Gjatë karrierës së tij ka punuar si gazetar, redaktor, kryeredaktor, ekspert komunikimi, pedagog universitar dhe drejtues i projekteve mediatike, kulturore dhe sipërmarrëse. Ai ka drejtuar media të ndryshme dhe ka punuar në projekte komunikimi të lidhura me institucionet publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Prej vitit 2016 ka qenë aktiv në menaxhimin e librarisë online dhe promovimin e librit shqip, ndërsa nga marsi 2025 është bashkëthemelues dhe administrator i shoqërisë Alfabet sh.p.k. dhe drejtues i librarisë Leximtari.

Që prej korrikut 2022, Dr. Albert Gjoka është Drejtor Ekzekutiv i IKEZH-it, ku drejton hartimin dhe zbatimin e projekteve që lidhin librin, kulturën, edukimin, teknologjinë dhe sipërmarrjen me zhvillimin e komuniteteve.

Dr. Albert Gjoka

Dr. Albert Gjoka

Drejtor Ekzekutiv dhe përfaqësues ligjor