Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim – IKEZH është një organizatë jofitimprurëse, pa anëtarësi, e organizuar në formën e Qendrës.
IKEZH është një institucion i pavarur dhe jopartiak, që ka për qëllim të mbështesë dhe të realizojë nisma në fushën e kulturës, edukimit, inovacionit, teknologjisë, sipërmarrjes dhe zhvillimit të komuniteteve.
Organizata synon t’i realizojë objektivat e saj përmes bashkëpunimeve me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, me institucione, organizata, individë dhe aktorë që punojnë për përmirësimin e kulturës dhe edukimit.