Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim u themelua më 21 dhjetor 2021 si një nismë për ta vendosur kulturën dhe edukimin në funksion të zhvillimit të individit dhe të shoqërisë.
Më 20 korrik 2022, IKEZH u regjistrua si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Organizata u krijua nga profesionistë të fushës së kulturës dhe edukimit, me bindjen se libri, shkolla, mësuesi, trashëgimia, teknologjia dhe dija janë faktorë themelorë për zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të vendit.