Kalo te përmbajtja
Rreth nesh

Misioni dhe vizioni

Misioni

Misioni i Institutit Kulturë dhe Edukim për Zhvillim është të promovojë kulturën, edukimin, dijen dhe inovacionin si të drejta themelore dhe si forca që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e individit dhe të shoqërisë.

IKEZH punon për të zgjeruar qasjen në libra dhe njohuri cilësore, për të nxitur leximin dhe të mësuarin gjatë gjithë jetës, për të mbështetur mësuesit, shkollat, bibliotekat, autorët, botuesit dhe sipërmarrësit dhe për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, komuniteteve dhe kulturave.

Vizioni

Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo individ ka qasje në kulturë, edukim dhe dije cilësore dhe ku këto burime shërbejnë për zhvillimin personal, fuqizimin e komunitetit dhe përparimin e vendit.

Ne synojmë që libri, mësuesi, shkolla, trashëgimia dhe teknologjia të jenë pjesë e një ekosistemi që nxit mendimin kritik, krijimtarinë, sipërmarrjen dhe pjesëmarrjen qytetare.